Ish-zëdhënësi i NATO-s: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve të vitit 1999, ka thënë që KFOR-i duhet të mbetet në Kosovë deri në anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO.
Ai përmendi “zhurmat” e Serbisë si një prej arsyeve se pse këto forca duhet mbetur ende në vend.
“KFOR-i është i nevojshëm akoma .Sepse kemi ende tensione në Kosovë. Kishim rastin e incidentit në Banjskë para tri viteve dhe e kemi Serbinë që kohë pas kohe po bënë zhurma kërcënuese duke vendosur trupa ushtarake në kufij me Kosovën , kështu që ende na duhet KFOR-i aty”, ka thënë Shea.
“Kjo që të sigurojë jo vetëm kosovarët por edhe pakicën serbe në veri sepse kjo forcë paqeruajtëse mbron të gjithë. Kam përshtypjen se ne mund të rregullojmë nivelin e forcave sipas situatës së sigurisë”.
“Por trupat e KFOR-it duhet të mbeten në Kosovë deri në ditën kur Kosova anëtarësohet në Aleancën Veri Atlantike, NATO. Kjo do të sillte deri te tranzicioni më i butë . Dhe sa kohë që KFOR-i është aty, Kosova është në radarin e NATO-s , që unë mendoj është e rëndësishme për Kosovën që të marrë vëmendjen e kërkuar nga Brukseli”.
Sipas Sheas, prania e KFOR-it i ofron edhe vetë FSK-së mundësi për t’u trajnuar dhe aftësuar edhe më shumë për NATO.
“Prania e KFOR-it në Kosovë i ofron Forcës së Sigurisë së Kosovës mundësi të vlefshme për trajnime, për stërvitje dhe që të arrihet përshtatshmëria aftësuese me NATO.Kjo i bie sikur dikush që është lojtar tenisi dhe ka një trajner të këtij sporti i cili jeton pranë teje. Kjo do ta përshpejtoj integrimin e Kosovës në NATO, gjë të cilën unë e mirëpres”.
“KFOR-i është një detyrë që nuk është e vështirë për NATO-n ta mbaj , në kuptimin e numrit të trupave , harxhimeve, sepse ky Mision ka bërë punë të shkëlqyeshme për ta ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Disa elemente të këtij misionin pra duhet të qëndrojnë derisa Kosova hyn në NATO./klankosova