Shoferi turk i “Wolt-it" në Prishtinë, përfundon në ara duke ndjekur Google Maps-in [video]
Aktuale
March 22, 2026 - 16:53
Një shofer i kompanisë së dërgesave të ushqimit "Wolt" në Prishtinë ka përfunduar në mes të arave, pasi është orientuar nga aplikacioni Google Maps, i cili e ka drejtuar në një rrugë të gabuar.
Vetë shoferi ka publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku shihet automjeti i tij në një zonë të izoluar, larg rrugëve të zakonshme, në atë që ai e përshkruan si “mes i askundit”, transmeton Zeri.info.
Nga pamjet e shpërndara, vërehet se automjeti ka hyrë në një terren të papërshtatshëm për qarkullim, duke e bërë të pamundur vazhdimin e rrugës.
Në pamjet e publikuara, ai është në mes të arave, derisa Prishtina shihet në horizont.
Për më shumë shihni pamjet më poshtë. /Zëri
@berkayelkrms ë bëktëm cio yaa - ALë ALBAYRAK