PD-ja nis protestën e radhës kombëtare në Tiranë

PD-ja nis protestën e radhës kombëtare në Tiranë

Aktuale March 22, 2026 - 18:08

Sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh, këtë të diel në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj kombëtare të radhës para Kryeministrisë. 

Kreu i PD, Sali Berisha sapo ka mbërritur në selinë blu, i veshur sportiv. Ndërkohë kanë nisur të mblidhen protestuesit.

Tubimi i sotëm nuk do ketë fjalime pasi në shesh vërehet mungesa e podium.

Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës./tch