Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digjet një makinë policie

Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digjet një makinë policie

Aktuale March 22, 2026 - 19:56

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me mbështetësit, i janë drejtuar zonës së ish-Bllokut në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.

Sipas raportimeve një pjesë e protestuesve pritet të lëvizë edhe drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Image

Pak më pare protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të selisë së Partisë Socialiste. Si pasojë e flakëve, është përfshirë edhe një automjet i policisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.