Protesta e PD-së në Tiranë, gjashtë policë dhe Sali Berisha mbetën të lënduar

Protesta e PD-së në Tiranë, gjashtë policë dhe Sali Berisha mbetën të lënduar

Aktuale March 22, 2026 - 22:47

Prej më shumë se tre orësh, mbështetësit e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë të djathtë, protestuan në Tiranë.

Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv. Pas një takimi rreth 40 minutash, lideri nisi marshimin bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë. Tubimi i sotëm nuk nisi me fjalime, por me molotovë drejt godinave.

Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie. Ndërkohë Policia e Shtetit u kundërpërgjigj me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të ndarë turmën.

Sali Berisha u lëndua nga një sprej në sy, ndërsa pati edhe probleme me frymëmarrjen. Kreu i PD u largua në drejtim të banesës së tij, dhe u rikthye sërish me maskë kundër gazit lotsjellës.

Të lënduar nga kjo protestë mbetën edhe gjashtë punonjës policie, ndërsa iu vu flaka edhe automjetit të policisë dhe një autoboti uji.

Në përfundim të tubimit, Berisha mbajti edhe një fjalim, ku tha se “protesta e radhës do të jetë edhe më e shkëlqyer”. /TCH