Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale March 23, 2026 - 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi do të karakterizohet nga kushte atmosferike të ndryshueshme, me alternime mes vranësirave, intervaleve me diell dhe reshjeve të herëpashershme të shiut, ndërsa dita e premte parashikohet me reshjet më të theksuara të javës, sipas të dhënave meteorologjike, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 1 e 3 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 10 e 13 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri