Edhe 7 ditë para afatit të fundit për çështjen e presidentes, flasin nga Kushtetuesja
Foto: Laura Hasani

Edhe 7 ditë para afatit të fundit për çështjen e presidentes, flasin nga Kushtetuesja

Aktuale March 23, 2026 - 15:42

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi lidhur me çështjen e presidentes Vjosa Osmani do të merret vetëm pas një shqyrtimi të plotë të të gjitha aspekteve kushtetuese.

Sipas një përgjigje dërguar Telegrafit, Gjykata ka theksuar se procesi i vendimmarrjes do të zhvillohet në përputhje me dispozitat në fuqi dhe standardet ligjore që rregullojnë funksionimin e saj.

“Vendimi përkitazi me këtë rast do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ditë më parë vendosi të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani.