Sot, vranët dhe me shi
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me shi

Aktuale March 24, 2026 - 07:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 11 e 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image