Osmani në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë
Aktuale
March 24, 2026 - 10:54
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Osmani, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo ndodhi pikërisht në kohën kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi.
Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:
27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO-ja veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë.