Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Aktuale March 24, 2026 - 13:51

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publike të dhënat e muajit shkurt 2026, ku janë regjistruar gjithsej dy raste të braktisjes së fëmijëve në nivel vendi.

Krahasuar me muajin janar, ku nuk është raportuar asnjë rast, ky numër shënon një rritje të lehtë.

Sipas statistikave, rastet e vetme të evidentuara për muajin shkurt janë raportuar në komunat e Gjilanit dhe Klinës, me nga një rast secila, ndërsa komunat e tjera nuk kanë raportuar raste të tilla.

Këto të dhëna janë pjesë e raportit mujor për mirëqenien sociale, i cili synon të pasqyrojë gjendjen dhe sfidat sociale në Kosovë.

Image