Haxhiu thotë se duhet të rishikohet Ligji për zgjedhjet lokale, për t’i përfshirë më shumë gratë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryetarët e komunave shpesh justifikohen se gratë nuk pranojnë vetë të marrin drejtimin e drejtorive të caktuara nëpër komuna.

Ajo tha se për këtë duhet të mbahen përgjegjës kryetarët e komunave.
Derisa përmendi se gratë janë më të përfshira në role të tjera në nivelet lokale, duke përmendur që shumë gra nëpër komuna janë kryesuese të Kuvendit, shefe të asamblistëve dhe nënkryetare.
Haxhiu përmendi mundësinë e rishikimit të Ligjit për zgjedhjet lokale, që të adresohet më shumë përfshirja e grave në nivelet lokale, transmeton Zeri.info.

“Kemi hapësira tjera ku gratë fuqizohen, siç ndodh me nivelin qendror. Në të ardhmen mendoj se duhet të bëhet rishikim i paketës ligjore për zgjedhjet lokale, për të parë se cila është mënyra më e mirë që të adresohet", tha Haxhiu në Konferencën hapëse të Javës së Gruas. /Zëri