Haxhiu: S’është koha për lojëra e inate politike, do të bëj çmos që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: S’është koha për lojëra e inate politike, do të bëj çmos që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Aktuale March 25, 2026 - 12:29

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është koha për lojëra e inate politike ndaj njëri-tjetrit për sa i përket çështjes së presidentit, raporton Zeri.info.

 

Haxhiu theksoi se si kryetare e Kuvendit do të bëjë çmos që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Image

 

“Si kryetare e Kuvendit do të bëj gjithçka çka është në duart e mia dhe nën përgjegjësitë e mia si kryetare e Kuvendit që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjejmë një rrugë të përbashkët që ta kemi një qëndrim të përafërt, ta kemi një konsensus në raport me zgjedhjen e presidentit. Unë i kam parë edhe qëndrimet e Vetëvendosjes të shpalosura gjatë me ftesat që kryeministri Kurti u ka bërë edhe liderëve të partive opozitare. Është një shprehje e interesit, shprehje e vullnetit prandaj është e rëndësishme që ky vullnet të ekzistoj nga të gjitha palët. Është e rëndësishme sepse kemi shumë, shumë për të bërë. Pra nuk mendoj që është koha që të bëjmë lojëra politike apo të kemi inate me njëri-tjetrin. Prandaj uroj që sapo të dalë vendimi i gjykatës, ta shohim atë, sepse ne nuk mund ta dimë se si mund të jetë vendimi i gjykatës, por është e rëndësishme që ta kemi të qartë rrugën përpara”, deklaroi Haxhiu, raporton tutje “Zëri”.

 

Këto komente Haxhiu i bëri pas fjalimit të saj në konferencën hapëse të Javës së Gruas (WoW), e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). /Zëri

Image