Çitaku: Pretendimet për postin e Presidentit për PDK-në janë të pavërteta
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Pretendimet për postin e Presidentit për PDK-në janë të pavërteta

Aktuale March 26, 2026 - 19:45

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me raportimet e fundit, duke sqaruar se pretendimet se Partia Demokratike e Kosovës-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative.

Çitaku tha se kjo parti mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik, raporton Zeri.info.

"Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm. PDK u bën thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara. Kjo parti mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!", kë thënë Çitaku. /Zëri