PDK-ja mohon ofertën për postin e presidentit, i quan pretendimet spekulative
Foto: Laura Hasani

PDK-ja mohon ofertën për postin e presidentit, i quan pretendimet spekulative

Aktuale March 26, 2026 - 21:27

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për siç thotë ndaj raportimeve të fundit në media, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se kësaj partie i është ofruar posti i Presidentit.

Në një deklaratë zyrtare, PDK-ja thekson se lajmet e publikuara janë spekulative dhe nuk qëndrojnë.

“Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe speculative”, thuhet në reagim.

Partia njofton se gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku është vendosur që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

PDK-ja gjithashtu u ka bërë thirrje mediave që të bazohen vetëm në informacione zyrtare dhe të verifikuara.

“ I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara.PDK-ja mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes public”, thuhet në reagim.