LDK-ja  mban konferencë nesër për “skandalin e njehsorëve elektrikë”, flet Visar Azemi
Foto: Laura Hasani

LDK-ja  mban konferencë nesër për “skandalin e njehsorëve elektrikë”, flet Visar Azemi

Aktuale March 26, 2026 - 21:31

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë konferencë për media para objektit të KEDS/KESCO-s, në Prishtinë (Sheshi Bill Klinton).

Arsyeja thuhet se është vazhdimësi e trajtimit të njehsorëve elektrikë derisa thuhet se folës do të jetë Visar Azemi.

“Ju njoftojmë se nesër, duke filluar nga ora 11:30, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media para objektit të KEDS/KESCO-s, në Prishtinë (Sheshi Bill Klinton). Folës në këtë konferencë do të jetë z. Visar Azemi, i cili do të vazhdojë të trajtojë çështjen e skandalit të njehsorëve elektrikë”, thuhet në njoftim.