Borxhi mbi 45 milionë euro, KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të ujit për mospaguesit
Foto: Laura Hasani

Borxhi mbi 45 milionë euro, KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të ujit për mospaguesit

Aktuale March 26, 2026 - 21:52

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se borxhi total për shërbimet e ujit ka tejkaluar 45 milionë euro.

Sipas njoftimit thuhet se, përveç mospagesës së faturave nga një pjesë e konsumatorëve, problem serioz mbeten edhe kyçjet ilegale në rrjet, të cilat po dëmtojnë sistemin dhe po shkaktojnë mungesë uji për qytetarët që paguajnë rregullisht, raporton Zeri.info.

KRU “Prishtina” po ashtu ka bërë të qartë se nuk do të ketë tolerancë ndaj borxhlinjve.

“ Të gjithë konsumatorët me borxhe obligohen që menjëherë të shlyejnë detyrimet e prapambetura ose të lidhin marrëveshje për pagesë me këste.

Në të kundërtën, kompania paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë, ndërmarrje të masave ligjore ndaj shkelësve, si dhe identifikim dhe ndëshkim të të gjitha kyçjeve. Ilegale”, thuhet në njoftim. /Zëri