Mot i vranët, shi dhe borë në viset malore
Foto: Laura Hasani

Mot i vranët, shi dhe borë në viset malore

Aktuale March 27, 2026 - 08:02

Të premten parashihet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3° C, kurse ato maksimale nga 5 deri në 8° C.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s. /Zëri