Rruga Pejë – Kullë - Rozhajë e kalueshme, të domosdoshme pajisjet dimërore
Aktuale
March 27, 2026 - 08:37
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se, pas komunikimit me Policinë e Malit të Zi në pikën kufitare në Kullë, rruga Pejë - PKK Kullë - Rozhajë, si dhe në drejtimin e kundërt, është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Sipas njoftimit, rruga është pastruar nga bora, por për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, mbetet e domosdoshme pajisja e automjeteve me pajisje dimërore.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor. /Zëri