Vuçiq: Kurti nesër do të kërkojë nga Macroni që KFOR-i të zëvendësohet me FSK-në në kufi

Vuçiq: Kurti nesër do të kërkojë nga Macroni që KFOR-i të zëvendësohet me FSK-në në kufi

Aktuale March 27, 2026 - 09:24

Nesër kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të shkojë në një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kurti do të shkojë të Macroni me dy kërkesa - që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe të "mbështesë propozimin" që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në veri dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës të vijnë në veri, por Vuçiqi është i sigurt se miku i tij francez nuk do ta mbështesë.

“Kurti do të takohet me Macronin nesër. Do ta shihni që unë nuk do të fsheh asgjë dhe do të më pyetni se si mund ta them këtë. Do ta shihni që unë mundem”, tha Vuçiqi në TV Prva, transmeton Zeri.info. 

Ai pretendoi se ka njerëz të tij në rrethin e Kurtit që e informojnë. 

"Ne në rrethin e Kurtit kemi njerëzit tanë dhe kemi marrë axhendën e tij për bisedën me presidentin francez",  shtoi Vuçiqi. /Zëri