Haxhiu takoi përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave
Aktuale
March 27, 2026 - 14:13
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave, i cili shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave aktuale.
Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë takimit, u diskutua për fuqizimin ekonomik të grave, barrierat që vazhdojnë të kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, si dhe nevojën që politikat publike të përkthehen në mundësi konkrete.
Duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat që angazhohen çdo ditë në këtë drejtim, kryetarja Haxhiu ritheksoi zotimin e saj që këto çështje të trajtohen nëpërmjet politikave konkrete.
