Përmbaruesi ia tërheq mbi 150 mijë euro RTK-së
Foto: Laura Hasani

Përmbaruesi ia tërheq mbi 150 mijë euro RTK-së

Aktuale March 27, 2026 - 21:50

Radiotelevizioni i Kosovës po përballet me vështirësi të theksuara financiare, të ndikuara edhe nga ekzekutimi i borxheve të vjetra përmes procedurave përmbarimore. Këto obligime të trashëguara po vazhdojnë ta rëndojnë buxhetin aktual të transmetuesit publik.

Sot, nga xhirollogaria e RTK-së janë tërhequr mbi 150 mijë euro në favor të Operatorit Ekonomik Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN, përmes një procesi përmbarimor dhe pa arritjen e një marrëveshjeje paraprake ndërmjet palëve.

Sipas drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla, kjo shumë mund të lidhet me borxhe të krijuara të menaxhmenteve të kaluara, gjatë periudhës 2017-2019.

Ekzekutimi i këtyre detyrimeve financiare pritet të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e RTK-së, e cila tashmë po përballet me sfida në menaxhimin e resurseve dhe realizimin e projekteve programore.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Menaxhmenti i RTK-së lidhur me këtë zhvillim.