Prishtina organizon ‘‘Konferencën e Investitorëve Amerikanë’’, Rama: Kryeqyteti po hyn në hartën e kapitalit global
Foto: Laura Hasani

Prishtina organizon ‘‘Konferencën e Investitorëve Amerikanë’’, Rama: Kryeqyteti po hyn në hartën e kapitalit global

Aktuale March 28, 2026 - 21:33

Kryetari i kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se Prishtina do të organizojë ‘’Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2026’’, së bashku me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ky organizim, ka shtuar Rama, do të mbështetet edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Rama ka thënë se kjo bëhet sepse ‘’na duhet zhvillim, investim global, treg i hapur’’.

Postimi i plotë:

Prishtina po hyn në hartën e kapitalit global!

Kryeqyteti po organizon “American Investor Conference 2026” në partneritet me American Chamber of Commerce in Kosovo  dhe me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina, Kosovo 

Sepse,

Na duhet zhvillim.

Investime globale.

Treg i hapur.

Prishtina: Investing Beyond Expectation.