Tahiri i AAK-së për pushtetin: Skandal pas skandali
Foto: Laura Hasani

Tahiri i AAK-së për pushtetin: Skandal pas skandali

Aktuale March 29, 2026 - 11:35

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmen e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar ekspozitën e shfaqur me masakrat e bëra në Kosovë.

Tahiri tha se situata e krijuar është skandal pas skandali dhe se ka një mungesë përgjegjësie e institucioneve që kanë dhënë dritën e gjelbërt për shfaqjen e ekspozitës

“Kjo situatë ku Kuvendi vazhdon të kalojë prej një skandali në një skandal. Pra, sot kemi marrë me folë për rritjen e çmimeve, që është një situatë ekstremisht e rëndë dhe brengosëse, mirëpo ne nuk mundemi me shku në temë për shkak se kjo qeveri, ky pushtet, është duke prodhu skandal pas skandali. Është totalisht e pakuptueshme se si i përvidhen, se si shteti dështon, dështon Qeveria e Kosovës, dështon Kuvendi i Kosovës, dështon ministria përkatëse dhe mbështet një ekspozitë e cila në esencë ka pasaktësi që ndërlidhen me të drejtën historike të Kosovës, pasaktësi të dhënave të cilat i demanton burimi. Pra burimi i informacionit këto nuk janë të dhënat e mia do të thotë largone këtë ekspozitë. Dhe në anën tjetër, secili institucion në këtë pushtet mundohet me ik prej përgjegjësisë. Mundohet me ik prej përgjegjësisë Lëvizja Vetëvendosje duke thënë që ‘ne e kemi përjashtuar autorin’ nga Lëvizja Vetëvendosje, nga zyra e Kryeministrit. Mundohet me ik nga përgjegjësia qeveria, ministria e linjës thotë ‘jo, ne nuk dimë për këtë konkurs’. Dhe në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës, i cili e ka financuar, po ashtu mundohet me ik nga përgjegjësia. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe grupi parlamentar kërkon që kjo temë të trajtohet seriozisht. Ne i kemi dërguar një letër kryetares së Kuvendit, letër e cila buron nga disa aktivistë që kanë kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që t’i adresojnë disa tema që lidhen me transparencën, me procesin, në mënyrë që të dimë mirëfilli dhe ta dimë ku është burimi i vërtetë i një situate e cila fillimisht i ka goditë viktimat, njerëzit që kanë vuajtur në burgun e Dubravës, pastaj e ka prekë historinë, dhe pastaj i ka përvillë në këtë proces i ka përfshi edhe institucionet e Kosovës, në këtë rast institucionin më të lartë që është Kuvendi i Kosovës”, tha Tahiri.