Rikthehet furnizimi në zonat që mbetën pa ujë nga shembja e rrugës në Prishtinë
Aktuale
March 30, 2026 - 12:12
Kompania ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka njoftuar se është sanuar defekti nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, që ndodhi si pasojë e shembjes në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet.
Si rezultat, uji tashmë është rikthyer në rrugët ku u ndërpre furnizimi.
“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit:
Rruga ‘Mehmet Shpendi’
Rruga ‘Bislim Islami’
Rruga ‘Don Shtjefën Kurti’
Rruga ‘Kiri’
Rruga ‘Agim Prodani’
Rruga ‘Ymer Bytyqi’
Rruga ‘Visar Thaqi’.
Tashmë uji ka ardhur”, thuhet në njoftim.