Përfundon protesta, OVL UÇK-ja: Nëse s’ka reflektim nga institucionet, aktivitetet tona do të vazhdojnë
Foto: Laura Hasani

Përfundon protesta, OVL UÇK-ja: Nëse s’ka reflektim nga institucionet, aktivitetet tona do të vazhdojnë

Aktuale March 30, 2026 - 14:13

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga kjo organizatë kanë thënë se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave të tyre, veteranët do të vazhdojnë me aktivitetin e tyre siç thanë ata kundër tendencave për shtrembërimin e historisë.

"Njëherit, njoftojmë opinionin publik se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të cilat do të njoftoheni me kohë", thuhet në njoftim.