Shembja e rrugës, pezullohen nga puna dy inspektorët e zonës dhe zyrtari përgjegjës
Aktuale
March 30, 2026 - 14:28
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë pezulluar nga puna dy inspektorë të zonës, ku ka ndodhur shembje e një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti”.
Po ashtu nga puna u pezullua edhe zyrtari përgjegjës për lëndën, raporton Zeri.info.
“Punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar.
Njëkohësisht, edhe kompanitë private të ndërtimit duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës. Çdo shkelje nga ana e tyre duhet të përballet me masa të rënda ligjore”, ritheksoi Rama. /Zëri