Nuk pranohet kërkesa e Osmanit për anëtarët e KQZ-së nga Kushtetuesja
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për vlerësimin e kushtetutshmërisë për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.
Kushtetuesja ka shpallur kërkesën si të pa pranueshme nëpërmjet vendimit që doli sot më 30 mars. Gjithashtu në vendim thuhet se refuzohet kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme.
Osmani kishte parashtruar kërkesën, me numër të rastit KO81/26, për vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
Presidentja kishte thënë para medieve se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar tre anëtarë dhe janë emëruar vetëm dy, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës kishte kërkuar dy dhe është emëruar vetëm një, duke argumentuar se partitë kanë kërkuar më shumë anëtarë sesa parasheh Kushtetuta.
