Mblidhen dy komisione parlamentare
Aktuale
March 31, 2026 - 08:11
Dy komisione të rëndësishme parlamentare do të mbajnë mbledhjet e tyre gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Në orën 13:00 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport do të zhvillojë mbledhjen e radhës.
Ndërkaq, në orën 14:00 do të mblidhet Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese.