Sot, vranët dhe me shi
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me shi

Aktuale April 01, 2026 - 07:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 5 e 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image