Kushtetuesja, drejt plotësimit me nëntë gjyqtarë
Foto: Laura Hasani

Kushtetuesja, drejt plotësimit me nëntë gjyqtarë

Aktuale April 01, 2026 - 08:17

Kuorumi i plotë i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pritet të kompletohet së shpejti.

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese është mbledhur për t'i shqyrtuar nominimet e kandidatëve për gjyqtarë, lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe ligj.

Për dy emrat e kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese do të vendoset në një seancë plenare.

Gjyqtarët zgjidhen me dy të tretat (2/3) e deputetëve që marrin pjesë dhe që votojnë.

Organizatat monitoruese kërkojnë që Gjykata Kushtetuese sa më parë ta ketë përbërjen e plotë prej nëntë gjyqtarëve, në mënyrë që të fuqizohet pavarësia e saj.

“Përkundër faktit që edhe me shtatë gjyqtarë vendimet janë kushtetuese, prapëseprapë legjitimiteti i vendimeve është më i madh nëse merren nga një përbërje e plotë prej nëntë anëtarëve”, ka thënë Gëzim Shala nga IKD-ja.

“Prandaj plotësimi i dy vendeve shtesë e fuqizon edhe pavarësinë e kësaj gjykate, por edhe e pamundëson çfarëdo rreziku të mungesës së kuorumit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Vullnet Bugaqku nga KDI-ja.

Aktualisht, në Gjykatën Kushtetuese vendimet merren nga shtatë gjyqtarë, të cilët përbëjnë kuotën aktuale të kuorumit. /rtk