17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Moment historik
Aktuale
April 01, 2026 - 09:40
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar 1 prillin e 2009-s, atë ditë kur shteti shqiptar u anëtarësua në NATO.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Begaj e cilësoi këtë moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin tonë euroatlantik.
“Si aleancë e vlerave demokratike, NATO-ja është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euroatlantike. Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuuese aktive në misionet dhe operacionet e saj. Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura! Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, shkroi ai.