Pas ndeshjes Kosovë - Turqi, komandanti i KFOR-it pret në takim ministrin turk të sportit
Aktuale
April 01, 2026 - 10:58
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Ashkën Bak, në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, palët shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë temash, duke përfshirë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen.
Ulutashi gjithashtu theksoi kontributin e gjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.