Prebreza ironizon taksën e Prishtinës: 20 euro për hyrje nga banorët e kryeqytetit
Aktuale
April 01, 2026 - 14:49
Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka reaguar ndaj propozimit për vendosjen e një takse prej 10 eurosh për automjetet e regjistruara jashtë Prishtinës, duke paralajmëruar masa të ngjashme në komunën që ai drejton.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Prebreza ka ironizuar me këtë propozim, duke theksuar se një vendim i tillë mund të pasohet me masa reciproke.
“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendosi taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugën e aeroportit në vlerë prej 10 eurove”, ka shkruar Prebreza.