Konjufca dhe diplomati danez diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar
Aktuale
April 01, 2026 - 19:45
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.
Sipas njoftimit të MPJD-së, në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, raporton Zeri.info.
“Në takim u bisedua gjithashtu për planin e Danimarkës për hapjen e një ambasade në Tiranë, e cila do të mbulojë edhe Republikën e Kosovës, si një hap që pritet të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Danimarkës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. /Zëri