Komuna e Mitrovicës ndan nga 50 euro për fëmijët autikë

Komuna e Mitrovicës ndan nga 50 euro për fëmijët autikë

Aktuale April 02, 2026 - 09:29

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se do të ndajë 50 euro për fëmijët autikë.

Ky vendim u mor në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, raporton Zeri.info.

“Ky vendim më shumë është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera. Angazhimet tona do të jenë gjithëpërfshirëse për të avancuar pozitën dhe ngritur kualitetin e shërbimeve ndaj kësaj kategorie.

Një shoqëri e avancuar përkujdeset për secilën kategori”, thekson Peci. /Zëri