Kurti paralajmëron takime me opozitën për presidentin
Aktuale
April 02, 2026 - 10:44
Kryemnistri Albin Kurti paralajmëroi takime me opozitën lidhur me çështjen e presidentit.
I pyetur nga RTV21 për këtë, Kurti u përgjigj shkurtimisht me “sigurisht”, ndërsa po shkonte në zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend.
Për në orën 10:00 është paralajmëruar nisja e një seance plenare të Kuvendit.
Ka kaluar mbi një javë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi që Presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, ndërsa ende nuk është bërë asnjë lëvizje.
Kurti paralajmëroi edhe para pak ditësh se do të takohet me kryetarët e partive opozitare, por përpara kësaj, tha: “më nevojiten konsultimet e brendshme”, të cilat, siç tha ai, nuk kishte pasur ende kohë që t’i bënte.