Avokati i Shkëlzen Gashit: Bastisja në shtëpinë e tij është kryer pa urdhër të gjykatës
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999” që u shfaq në sheshin kryesor të Prishtinës nxiti reagime të shumta për shkak të pasaktësisë në të dhëna.
Nuk vonoi shumë edhe reagimi i institucioneve, të cilët e anuluan këtë ekspozitë, shkruan Zeri.info.
Më së shumti reagime pati rreth masakrës në Burgun e Dubravës si dhe për organizatorin e ekspozitës, Shkëlzen Gashi.
Gashi u intervistua nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimet për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe atij iu bastis shtëpia.
Avokati i Gashit, Arianit Koci ka thënë se basitsja në shtëpinë e tij është kryer pa udhërdh të gjykatës.
“Gjatë kontrollit, atij i është prezantuar një autorizim i prokurorit për mbledhjen e provave, i bërë tashmë publik.
Ky autorizim nuk e zëvendëson vendimin gjyqësor për bastisje. Për më tepër, ky dokument është komunikimi intern i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës”, theksoi ndër tjera avokati Koci.
Ai ndër tjera thotë se sipas ligjit në Kosovë, bastisja e vendbanimit lejohen vetëm me vendim gjyqësor, përveç rasteve urgjente.
“Prandaj, vet mënyra se si është realizuar bastisja, ngutia e paarsyeshme e organeve shtetërore, e kontaminon çështjen e pretenduar penale që në fillim.
Mbi të gjitha, procesi penal i filluar ndaj një personi për një projekt të financuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe me me leje për ekspozitë nga Komuna e Prishtinës, përbën një precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë publike në përgjithësi”, thuhet ndër tjera. /Zëri