Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim, por prezantim i deklarimit të UDB-së
Aktuale
April 02, 2026 - 12:04
Deputeti i PDK-së Nait Hasani, i është drejtuar sot Kuvendit të Kosovës me një fjalim si mibijetuar i Masakrës në Burgun e Dubravës.
Ai ka thënë se të dhënat e prezantuara në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998/99” nuk janë vetëm një gabim, por një prezantim i deklarimit të UDB-së së asaj kohe, raporton Zeri.info,
Sipas Hasanit, kjo çka ka ndodhur është fyerje për të burgosurit dhe të mbijetuarit e këtyra masakrave.
“Kjo është fyerje për viktimat, është fyerje për të burgosurit dhe të mbijetuarit. Fyerje për të vërteten e Masakrës në Burgun e Dubravës”, u shpreh deputeti. /Zëri