PDK: Refuzimi i rezolutës, shmangie e përgjegjësisë ndaj së vërtetës historike
Foto: Laura Hasani

PDK: Refuzimi i rezolutës, shmangie e përgjegjësisë ndaj së vërtetës historike

Aktuale April 02, 2026 - 12:33

Partia Demokratike e Kosovës në seancën e Kuvendit, këtë të enjte propozoi një Rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së Kosovës dhe dinjitetit të viktimave.

Ata kërkuan që kjo rezolutë të përfshihet si pikë e parë e rendit të ditës, por që kjo nuk u mbështet nga deputetët e pozitës, shkruan Zeri.info.

“Në këto rrethana dhe për ta shmangur një votim të paracaktuar për dështim, PDK është detyruar ta tërheqë përkohësisht këtë Rezolutë nga procedura parlamentare dhe të lëshojë sallën e Kuvendit.

PDK vlerëson se refuzimi për ta trajtuar këtë çështje si prioritet nuk është një vendim procedural, por një shmangie nga përgjegjësia institucionale për ta mbrojtur të vërtetën historike dhe për të respektuar dinjitetin e viktimave të luftës”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, kjo rezolutë synonte të dënojë çdo shtrembërim të fakteve historike dhe të kërkojë përgjegjësi për keqinformimin në lidhje me historinë e vendit. /Zëri