Kurti për abuzimet me çmimet e larta: Duhet ta rikthejmë Ligjin për çmimet tavan
Aktuale
April 02, 2026 - 13:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën politike në vend, por edhe për ekonominë e sidomos çmimet e larta të shumë produkteve.
Ai tha se pret mbështetje nga të gjithë deputetët për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet me çmimet e larta, shkruan Zeri.info.
“Nëse pajtohemi për problemin, duhet të pajtohemi edhe me zgjidhjen. Duhet ta rikthejmë Ligjin për çmimet tavan, si një përgjigje konkrete ndaj një realiteti që çdo familje e ka”, u shpreh Kurti. /Zëri