“Je në listën e zezë për ndërhyrje në pavarësinë e mediave”, i drejtohet Zemaj Kurtit
Në seancën e Kuvendit, një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me lirinë e shprehjes dhe mediat nxiti reagime të shumta.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj kritikoi atë për “sulmet” që po ua bën mediave, duke i thënë se ai është në “listën e zezë për ndërhyrje në pavarësinë e mediave”.
Zemaj po ashtu i kërkoi llogari Kurti për financimin e ekspozitës së Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998/99”, duke thënë se ka financuar diçka që është e pavrëtetë.
“Reporterët pa kufij, ambasadat, organizatat kredibile ndërkombëtare, të kanë vendos në listë të zezë për ndërhyrje në pavarësinë e mediave. Për çfarë po flasim sot? Për çfarë lirie dhe të drejtave të njeriut? Pse e ke financu Shkëlzen Gashin me botu libër me të pavërtetat e luftës? Jep llogari për ato para, që i ke shpërnda në krejt botën demokratike ato të pavërteta”, u shpreh deputeti i LDK-së në fjalën e tij gjatë seancës plenare të Kuvendit. /Zëri
