Nagavci: Për draft-rezolutën e PDK-së kërkuam të diskutohet nga një grup i përbashkët parlamentar
Foto: Laura Hasani

Nagavci: Për draft-rezolutën e PDK-së kërkuam të diskutohet nga një grup i përbashkët parlamentar

Aktuale April 02, 2026 - 15:00

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në konferencë pas seancës plenare ka treguar se janë votuar marrëveshjet ndërkombëtare me interes për vendin.

Ndërkaq për draft-rezolutën e PDK-së, deklaroi se kërkesa e LVV-së ishte që të formohej një grup me deputetët e të gjitha partive për t’u konsultuar rreth përmbajtjes dhe më pas të votohej në seancë.

“Sapo përfundoi punimet seanca e ditës sotme, më lejoni që fillimisht të falënderoj të gjithë deputetët që morën pjesën në këtë seancë, morën pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, dukë mundësuar kështu që të miratohen projektligje me interes të vendit që planifikojnë një buxhet mbi 110 milionë euro. Përveç kësaj u miratuan edhe disa komisione tejet të rëndësishme, të cilat do të bëjnë përzgjedhjen gjegjësisht, vendimmarrjen në raport me pozitat e lira në bordin e RTK-së dhe Këshillin e Pavarur të Mediave. Ndërkaq në lidhje me mospjesëmarrjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, më vjen keq që përkundër deklarimeve të tyre se do të marrin pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ata e liruan sallën për çështjen e mosdakordimit në lidhje me Rezolutën. Ashtu sikur e prezantuam edhe në seancë, kërkesa jonë e Lëvizjes Vetëvendosje, grupit tonë parlamentar ishte që për këtë temë tejet të rëndësishme dhe të ndjeshme të jemi të gjithë bashkërisht të krijojmë një grup të përbashkët me përfaqësues të deputetëve të gjitha partive parlamentare edhe deri në fund të ditës, ose kurdo që gjatë ditës që ky grup të kishte përfunduar konsultimet dhe të kishte një dakordancë për përmbajtjen e Rezolutës ta sillnin në Kuvend për ta votuar, bashkërisht”, tha Nagavci. /eo