Sadiku propozon që paga e 13-të e deputetëve të dhurohet për fëmijët që kanë nevojë
Foto: Laura Hasani

Sadiku propozon që paga e 13-të e deputetëve të dhurohet për fëmijët që kanë nevojë

Aktuale April 02, 2026 - 15:41

Ermal Sadiku, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka propozuar që deputetët pagën e 13-të që është dhënë për ta, ta dhurojnë për bamirësi tek fëmijët në nevojë.

Sadiku duke qenë se është i ri si deputet, pra në mandatin e parë të tij pohon se nuk i ka takuar kjo pagë, mirëpo është i gatshëm të kontribuojë nga të hyrat e tij për një kauzë të tillë.

“Dëgjo unë skam dashtë me u bë protagonist politik se vërtetë jam deputet i ri, por deputetët vërtetë kanë marrë pagë të 13-të, unë i kam kolegë, puna e deputetit është shumë punë bujare, punë e rëndë, po megjithatë, nuk është që u bë ndonjë punë shumë e madhe për këto një vjet e diçka dhe kom mendu që jo gjithë pagën, po së paku një pjesë të asaj page, ta japim, unë nuk e kam marrë atë pagë nuk më ka taku, megjithatë kam pranu që edhe unë me dhënë prej të hyrave të mia, me iu bashkëngjit kësaj thirrje, edhe vërtetë shoqatat e tilla ose organizatat që mbështesin këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë, dhe mendoj që nuk është vlerë e madhe për asnjë deputet sepse pagat janë ato që janë, nuk e di tash ku me mendu se si me shty këtë procedurë përpara, unë për veti pa marrë parasysh çka vendosin deputetët e tjerë, unë do ta japë këtë sasi të hyrave të pagës, ose të parave, edhe mendoj që gjëra të tilla sado që tingëllojnë populiste kanë vlerë tek njerëzit të cilët s’kanë interes, as nuk kanë ide, as nuk duan ta dinë a merremi na me politikë apo me populizëm, për ata është më rëndësi me pas mbështetje, kjo ka qenë krejt ideja, dhe do të provojë ta qojë deri në fund sado që është gjest i vogël, mendoj që ndikimin e ka të madh”, tha Sadiku. /eo