Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e kuorumit
Foto: Laura Hasani

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e kuorumit

Aktuale April 03, 2026 - 09:30

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion i Kuvendit të Kosovës ka paraparë të mbajë mbledhjen e radhës, ku në fokus do të ishte raportimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Megjithatë, mbledhja që ishte planifikuar të fillonte në orën 09:00 është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi asnjë deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishte prezent.