Votohet në qeveri projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar
Foto: Laura Hasani

Votohet në qeveri projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

Aktuale April 03, 2026 - 10:43

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Ekonomia Online.

Projektligjin e ka prezantuar ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari.

“Për masa të përkohshme të rregullimit të çmimeve, parashikohet themelimi i një bordi të pavarur, i cili do të emërohet nga Kuvendit dhe do t’i raportojë atij”, tha Kusari-Lila.