Haradinaj përkujton masakrën në Kralan: Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre, përgjithmonë në kujtesën tonë historike
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 3 prillin e vitit 1999, ditën kur në Kralan të Gjakovës forcat e regjimit të Millosheviqit masakruan 86 shqiptarë të pafajshëm, shumica të rinj, ndërsa 11 prej tyre ishin të mitur.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, kujtoi me nderim bashkëluftëtarët, ndërsa u shpreh se liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre dhe se duhet ta ruajmë dhe ta çmojmë, duke kujtuar gjithmonë të rënët. /Zëri
Postimi i plotë:
Po atë ditë, me pushkën e lirisë në dorë, ra heroikisht bashkëluftëtari Arton Mehmetaj, dëshmori i tretë nga familja heroike Mehmetaj e Gllogjanit. Përkrah tij, deri në frymën e fundit, ra edhe Halit Coka nga Kukësi. Kujtojmë me nderim bashkëluftëtarët: Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çekaj, si dhe gjithë dëshmorët e rënë në fillimin e prillit 1999.
Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre. Ta ruajmë e ta çmojmë, bashkë me kujtimin për të rënët. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike.