Ky është deputeti që refuzoi pagën e 13-të
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar lidhur me pagat e 13-ta të ndara për punëtorët e shërbimit publik, duke theksuar se ai personalisht ka refuzuar përfitimet financiare si paga kalimtare dhe paga e 13-të.
Rrahmani bëri të ditur se nuk ka qenë pjesë e këtyre përfitimeve që nga viti i kaluar, duke nënvizuar se përgjegjësia për shpërndarjen e mjeteve bie drejtpërdrejt mbi Qeverinë dhe Ministrinë e Financave.
Ai kritikoi faktin se, sipas tij, gjatë muajve të fundit dhe vitit të kaluar nuk është bërë punë e mjaftueshme nga deputetët dhe ekzekutivi për të justifikuar përfitime të tilla financiare.
“E pashë që Qeveria u ka dhuru paga edhe deputetëve edhe ministrave dhe të gjithëve, fatmirësisht unë kam refuzu pagën kalimtare qysh vitin e kalum dhe nuk jam pjesë as e pagës së 13. Por që përgjegjësi është direkt e atyre që iu kanë dhenë, pra e qeverisë dhe ministrisë së financave sepse sidomos tek deputetë por edhe tek qeveria nuk është se është punu dicka për gjatë këtyre muajve por edhe gjatë vitit të kalum”, u shpreh ai.
Rrahmani thotë se e gjitha kjo është përgjegjësi direkte e pushtetit shpërndarja e mjeteve te kategori të caktuara, të cilat nuk krijojnë as barazi e as drejtësi në vendin tonë.
“Meqë unë nuk jam pjesë as e përfitimit as e angazhimit nuk është që du me i linqu kolegët deputet por është përgjegjësi direkte e pushtetit shpërndarja e mjeteve tek kategori të caktuara të cilat nuk krijojnë as barazi e as drejtësi në vendin tonë”, përfundoi ai për GazetaBlic.