Tahiri kritikon Qeverinë për çmimet e naftës: A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po veprojmë?
Foto: Laura Hasani

Tahiri kritikon Qeverinë për çmimet e naftës: A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po veprojmë?

Aktuale April 03, 2026 - 13:01

Kuvendi është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të derivateve të naftës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo temë është me rëndësi të madhe që është ngritur nga opozita, raporton Zeri.info.

Ai u shpreh se në këtë situatë, përveç çmimeve të naftës, duhet të vendoset në pah edhe kultura e papërgjegjësisë që ka Qeveria aktuale.

“Sa herë që jemi përballur me kriza, kjo Qeveri në vend që të ofrojë zgjidhje reale, kërkon mundësi që me kriju njëfarë përfitimi brenda kabinetit të saj. Krizën që e kemi në Kosovë është barra më e madhe për qytetarët e vendit”, u shpreh Tahiri.

Ndër të tjera, ai tha se shumë vende të botës kanë ndërmarrë hapa dhe një praktikë të tillë duhet ta ndjekë edhe Kosova.

“Italia ka marrë vendim për pako mbështetëse, Spanja gjithashtu. Kanë marrë veprime edhe vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria. A mund të dimë vëlla pse ne jo? A jemi ne vendi më i pasur në Evropë që nuk po marrim veprime?” , u shpreh ndër të tjera deputeti i AAK-së. /Zëri

Image