Tahiri: Zvogëlimi i TVSH-së nuk do të kishte asnjë ndikim në buxhetin e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Zvogëlimi i TVSH-së nuk do të kishte asnjë ndikim në buxhetin e Kosovës

Aktuale April 03, 2026 - 13:12

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për çmimin e naftës në seancën e jashtëzakonshme që aktualisht është duke u mbajtur.

Image

Tahiri tha se ulja e TVSH-së nuk do të kishte ndikim negativ në buxhetin e shtetit dhe se Qeveria këtë barrë nuk po e merr, por po ua lë qytetarëve të Kosovës.

“Për një litër naftë Qeveria e Kosovës i merr 18 për qind. Në planifikimin buxhetor të këtij viti, për shkak të rritjes së çmimit, edhe nëse do të ishte zvogëluar për 50 për qind TVSH-ja për naftë, prapë të hyrat do të ishin qysh janë të planifikuar, për shkak se është rritur çmimi. Asnjë efekt nuk do të kishte në buxhetin e Kosovës, zvogëlimi i TVSH-së për shkak se është rritur çmimi i naftës, dhe ai çmim po e bën që shteti po i merr diku rreth 65 cent për litër. Dhe këtë barrë nuk po e merr Qeveria, nuk po do ta marrë Qeveria, por po ua lë qytetarëve të Kosovës”, tha ai./Zëri

Image