“S’muj kurrë me u ba si ti, e ki zanin varësisht qysh ta kërkon partia” - Bajrami i replikon sërish Kusarit
Aktuale
April 03, 2026 - 13:52
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka replikuar sërish ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, gjatë seancës në Kuvend ku po diskutohet për çmimin e naftës.
Bajrami i reagoi ashpër, duke e kritikuar për deklaratat e saj, raporton Klankosova.tv
“Kur flisni me gjuhë të moderuar, e zë të ulët, mos mendoni që e fshihni krimin e korrupsionin qe 6 vjet.
E admiroj Kusarin, s’muj kurrë me ba si kjo, kjo e ka zanin e tonin, varësisht qysh ia kërkon partia, e ka pasë ndryshe në secilën parti”.